Globi

Vdes foshnja 6-javëshe në SHBA, rezulton pozitiv me COVID-19

Shkruar nga Liberale

Një foshnje 6-javëshe ka ndërruar jetë në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foshnja u dërgua në spital pa ndjenja javën e kaluar dhe mjekët nuk arritën dot të shpëtonin atë që mendohet se është aktualisht viktima në moshë më të re e COVID-19.

Lajmin e dha guvernatori i Konektikatit, Ned Lamont, në Twitter, teksa shkruante se testimet treguan se foshnja ishte pozitiv me koronavirus.

Me dhimbje të madhe në zemër mund të konfirmojmë sot vdekjen e parë pediatrike në Konektikat që ka lidhje me COVID-19. Një 6-javësh nga Hartford u dërgua pa ndjenja në spital dhe nuk u shpëtua dot. Testimet e mbrëmshme treguan se ishte pozitiv me COVID-19”, shkruan ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH