Globi

Vdekja si hije mbi Itali/ Mbi 14 mijë viktima nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Vdekja si hije mbi Itali/ Mbi 14 mijë viktima nga koronavirusi

Mbrojtja Civile ka publikuar numrin e viktimave dhe të prekurve në Itali gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë, me të njëjtin ritëm si ditën e djeshme. Sot janë raportuar 766 viktima, 6 persona më tepër se të enjten.

Numri total i viktimave, prej fillimit të pandemisë, ka shkuar në 14,681.

Po ashtu, janë regjistruar 2,339 persona të infektuar me koronavirus, duke e cuar në total 85,388 numrin e të prekurve. Numri i përgjithshëm i të infektuarëve, përfshirë viktimat dhe njerëzit e shëruar ka shkuar në 119,827 raste (+ 4,585).

Numri i të shëruarave ka shkuar në 19,758 dhe 4,068 janë në gjendje kritike./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH