Aktualitet

Vdekja e turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Hodha vetëm një gotë klor

Shkruar nga Liberale
Vdekja e turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Hodha

A2 CNN ka siguruar ekskluzivisht dëshmitë e dy prej punonjësve të hotelit në Qerret të Kavajës ku humbën jetën tragjikisht 4 rusë të së njëjtës familje. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një javë më parë grupi hetimor mori në pyetje dhe punonjësin e pishinës personin me iniciale N.H. i cili tha për hetuesit se siç do ditë ai bënte pastrimin e pishinës në të cilën ka hedhur vetëm një gotë me klor.

“Jam punëtor ndërsa procedurën ma ka mësuar punonjësi para meje duke më treguar dhe protokollin. Pastrimin e bëj çdo ditë në mëngjes. Fillimisht e bëj me pompë dhe me fshesë të posaçme. Më pas në fund bëj lavazh filtrat e pishinës dhe hedh vetëm një gotë me klor në pishinën e cila mban 60 tonë ujë. Si çdo ditë edhe me 14 tetor bëra pastrimin në orën 8 ose 8:30 të mëngjesit ku në kanalin kullues hodha një gotë klor”.

Veç dëshmisë së punëtorit të pishinës, i cili mesa duket hedh poshtë de variantin e pistës së toksifikimit nga klori, dëshmi para hetuesve dha dhe menaxherja e përgjithshme e hotelit, Xhudiljana Pole. Ajo tha se turistët prej një jave qëndronin në hotel, ndërsa kishin marrë me qira një automjet.

“Shtetasit kanë qëndruar një javë në resort. Turistët e kalonin kohën më shumë jashtë hotelit sepse kishin marrë me qira një automjet. Më 14 tetor ata kishin rezervuar në recepsion që të përdornin SPA. Në orën 18:00 kontrolluam pishinën, temperaturën e ambientit, higjienën e çdo gjë më është dukur në rregull. Çdo gjë sipas kushteve dhe parametrat ishin brenda normave. Sipas termometrit temperatura shënonte 27 gradë. Turistët hynë në SPA në orën 20:30. Punonjësja e recepsionit H.K së bashku me sanitaren shkoi 30 minuta më pas në orën 21:00 për t’i pyetur nëse kishin nevojë për të pirë diçka. Më pas në orën 21:40 minuta sërish me sanitaren shkoi punonjësja e recepsionit kur i pa turistët pa shenja jete”.

Ngjarja ngre pikëpyetje të shumta në një kohë që nga dosja hetimore por edhe dëshmitë e punonjësve hedhin poshtë disa prej pistave te mundshme. Grupit të hetimit një ditë më parë iu kthyen mbrapsht dhe mostrat e ujit pasi rezultojnë të marra jo sipas kushteve të duhura për t’u analizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH