Aktualitet

Vdekja e tragjike e shqiptares, Anila Grishajt u vra nga makineria e aktivizuar gabimisht. Kush e dha urdhrin?

Shkruar nga Liberale
Vdekja e tragjike e shqiptares, Anila Grishajt u vra nga makineria e aktivizuar

Një gabim njerëzor, një urdhër i dhënë gabimisht nga një kolege teksa Anila Grishaj po kryente një kontroll. Këto janë përfundimet e nxjerra nga prokuroria e Trevisos, e cila hapi një çështje për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së punëtores shqiptare 26-vjeçare të punësuar në dyqanin e ushqimeve të ngrira “Bocon” në Via Montello në Pieve di Soligo.

Gruaja banuese në Miane me familjen kishte 5 vite që punonte në kompani dhe vitin e kaluar u bë drejtuese e linjës. Besimi dhe kompetenca e kishin shpërblyer me një ngritje në detyrë, por të martën ndodhi tragjedia. Ka qenë rreth orës 16:00 kur Anila u vra nga makineri që i shtypi rruazat e qafës. Makineria është sekuestruar, ndërkohë që po vlerësohet mundësia për kryerjen e autopsisë së trupit.

Dje është organizuar edhe një protestë para portave të kompanisë së ushqimeve të ngrira në Pieve di Soligo gjatë paradites. Duke drejtuar gishtin dhe duke tërhequr vëmendjen për çështjen e sigurisë në sektor, Danilo Maggiore i FLAI CGIL të Treviso-s, një ditë pas aksidentit fatal në Bocon, tha se është e nevojshme të aktivizohen mjete parandaluese dhe burime më të mëdha për kontrollet.

“Nuk është aksidenti i parë fatal që ka ndodhur këtë vit në sektorin e ushqimit – nënvizon sindikalisti i CGIL – faktet dramatike si ky ku humbi jetën një punëtore e re janë gjithmonë shqetësuese, por duket se nuk mjaftojnë kurrë për diçka që të bëhet vërtet domethënëse për të ndërprerë dhe përmbysur trendin për sa i përket sigurisë në vendin e punës.

Të dhënat e publikuara së fundmi na tregojnë një provincë në të cilën numri i të vdekurve është i pamëshirshëm dhe tragjik. Në përgjithësi, nevojat e prodhimit të sektorit dhe shpejtësia e makinerive gjithnjë e më shumë nuk plotësojnë nevojën për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve:.

Më tej, si CGIL, iu bëri apel të gjithë punëtorëve të Brand-it që të shfrytëzojnë ditën e grevës së planifikuar për të premten 24 nëntor, për t'iu dhënë sinjal institucioneve që të ndërhyjnë edhe në këtë front të rëndësishëm, i cili në të gjitha vendet e punës ku shëndeti është në rrezik./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH