Aktualitet

Vdekja e Rexhinës pas lindjes, Prokuroria kërkon arrestimin e mjekut

Shkruar nga Liberale

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arrest për doktorin nga Elbasani Ardjan Kadaifçiu, pas hetimeve për vdekjen e Rexhina Debrovas. 25 vjeçarja ndërroi jetë në muajin prill 2019, një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Sipas Vizion Plus, vendimi për të nxjerre urdhër-arrestimi për këtë mjek është është marrë një ditë më parë nga prokurori i çështjes, Xhelian Seferi.

Ai i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “arrestit në burg” në mungesë.

Kërkesa e prokurorit për arrestimin e mjekut është bazuar në një akt ekspertimi mjeko-ligjor, ku qartësohen nga ana teknike shkeljet e kryera nga doktori Kadaifçiu.

Mësohet se mjeku është larguar në muajin gusht 2019 drejt Amerikës bashkë me familjen e tij./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH