Aktualitet

Vdekja e punëtorit në punë, arrestohet përfaqësuesi i firmës

Shkruar nga Liberale
Vdekja e punëtorit në punë, arrestohet përfaqësuesi i

Policia ka arrestuar ditën e sotme përfaqësuesin e firmës, që po rikonstruktonte një ndërtesë trekatëshe, nga i cili ra dhe humbi jetën punëtori.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Në kërkim janë shpallur administratori dhe drejtuesja teknike,  shtetasit me iniciale I.K. dhe E.S., për faktin që nuk morën masa për sigurinë e punonjësve.

Ditën e djeshme 40-vjeçari Dashamir Hyka  ka rënë nga lartësia dhe më pas u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mirëpo për shkak të dëmtimeve të marra 40-vjeçari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH