Aktualitet

Vdekja e mjekut nga Covid-19, Yuri Kim: Do të kujtohet si hero!

Shkruar nga Liberale

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi, pas infektimit me Covid-19.

Nëpërmjet një shënimi në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se mjeku Pushi do të kujtohet si hero, pasi dha jetën ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!” shkruan ambasadorja Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH