Aktualitet

Vdekja e mësuesit të infektuar me Covid-19, reagon Besa Shahini

Shkruar nga Liberale
Vdekja e mësuesit të infektuar me Covid-19, reagon Besa Shahini

Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, i infektuar me Covid-19 dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, humbi jetën pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për lajmin ka reaguar e keqardhur edhe ministrja e Arimit, Besa Shahini.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja i shpreh ngushëllimet familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.

“Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij.

Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë”, shkruan Shahini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH