Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun

Shkruar nga Liberale
Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Nisja e hetimeve duhet të bëhet

Deputeti demokrat Ervin Saianji, ka folur mbi vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili tha se duhet të fillojnë hetimet për Ardi veliun, pasi tentoi disa herë mbulojë ngjarjet që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsëritës.

Çfarë besimi mund të kesh te prokuroria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH