Aktualitet

Vdekja e Koplikut dhe akuzat e familjes, reagon ekspertja e ISHP

Shkruar nga Liberale
Vdekja e Koplikut dhe akuzat e familjes, reagon ekspertja e ISHP

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën “Opinion” në News24 për çështjen e transportimit të të sëmurëve me COVID-19 që duan të marrin mjekim jashtë vendit.

Duke iu referuar rastit ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku dhe akuzave të familjes, Tomini tha se nuk kishte informacion për rastin në fjalë.

“Nuk kam informacion mbi procedurat qoftë organizative, qoftë spitalore për z. Kopliku. Nuk kam informacion për rastin në fjalë”, tha ajo.

Por sa i përket personave që ikin për kurim jashtë vendit, Tomini tha se të sëmurët transportohen me autoambulanca deri në Rinas.

“Është një protokoll që ekziston mes klinikës, familjarëve dhe menaxheri i rastit nëpërmjet urgjencës kombëtare 127. Çdo rast që transportohet nga spitali në Rinas bëhet me ambulancë”, tha Tomini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH