Aktualitet

Vdekja e fëmijës në Berat, Gjykata liron 2 zyrtarët e bashkisë

Shkruar nga Liberale
Vdekja e fëmijës në Berat, Gjykata liron 2 zyrtarët e

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka liruar nga qelia dy zyrtarët e bashkisë, që u arrestuan pak ditë më parë për vdekjen e fëmijës 4-vjeç, që humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.

Tashmë nga arrest me burg, dy zyrtarët drejtori i shërbimeve Poli Ikonomi 32-vjeç dhe përgjegjësi i ndriçimit Llazar Oxholli 61 vjeç do të hetohen në masën detyrim paraqitje.

Ata akuzoheshin për shpërdorim detyre por edhe pse prokurori Olgert Rumniçi kërkoi për ta masën e sigurisë "arrest me burg" gjyqtari Durim Hasa i la në detyrim paraqitje. Në hetim për cështjen në gjendje të lirë janë edhe 4 elektricistë.

Fëmija ishte duke luajtur në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur të tunelit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH