Aktualitet

Vdekja e dy elektricistëve në Gjirokastër, Balluku mesazh ngushëllimi

Shkruar nga Liberale
Vdekja e dy elektricistëve në Gjirokastër, Balluku mesazh

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, përmes një deklarate për mediat, ka reaguar për vdekjen tragjike të dy elektricistëve në Gjirokastër.

Balluku shprehu ngushëllimet më të thella për dy viktimat, ndërsa tha se do të ketë dëmshpërblim për punonjësit e OSHEE-së.

Ajo shtoi se do ketë kujdes për familjet e dy punonjësve, që humbën jetën gjatë punës.

“Ngjarja e ndodhur në Gjirokastër ishte tragjike. Do të kujdesemi për familjet e dy elektricistëve që humbën jetën gjatë punës.

Ismet Isaraj punonte elektricist prej 22 vitesh. Selfo Kallfa, 34 vite punë si elektricist. Ne do dëmshpërblejmë familjet e viktimave, do kujdesemi për ta”, tha Balluku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH