Aktualitet

Vdekja e 73-vjeçares nga koronavirusi, dalin analizat për mjekët

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 73-vjeçares nga koronavirusi, dalin analizat për

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu thotë se personeli i spitalit të Durrësit, i cili u kujdes për 73-vjeçaren që humbi jetën nga koronavirusi, ka rezultuar negativ nga koronavirusi në analizat paraprake të kryera ndaj tyre.

Reagimi i saj vjen pasi opozita shprehu shqetësimin se mjekët mund të jenë prekur. Manastirliu deklaroi më tej në daljen publike, se nuk do të merret me Bashën dhe opozitën, pasi tashmë armiku është koronavirusi.

"Të gjitha testimet janë negative. Do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet për mbrojtjen personale. Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket familjarëve, ndërkohë që vazhdon puna në terren. Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona për të vlerësuar rastet.

Hera e fundit që do të përmend opozitën. 24 orët e fundit janë tre dëshmi që hedhin poshtë propagandën: maskat, spitali i Durrësit dhe pajisjet e mbrojtjes personale. Nuk do të merrem më me Lulzim Bashën. Në këtë moment kemi vendosur të merremi me armikun që është koronavirusin", tha Manastirliu./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH