Aktualitet

Vdekja e 73-vjeçares, infermierja: Të na tregojnë analizat tona

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 73-vjeçares, infermierja: Të na tregojnë analizat tona

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu deklaroi sot se rezultatet e një reparti të spitalit të Durrësit, ku ishte e shtruar 73-vjeçarja që vdiq sot nga koronavirusi, dolën negative.

Por pas kësaj deklarate, ka reaguar njëra nga infermierte. Në një komunikim telefonik me gazetaren e Neës24’, disa prej infermiereve që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresha e spitalit ajo që i ka marrë në telefon dhe i ka dhënë lajmin e mirë.

Një prej tyre ka deklaruar se nëse kanë rezultuar negative nuk kanë arsye që të rrinë në karantinë, teksa kërkon të njihet me rezultatin e analizave.

Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine. Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar, pse duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, ka thënë një prej infermiereve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH