Aktualitet

Vdekja e 32-vjeçarit pas arrestimit/ Dyshohet se i riu gëlltiti dy doza kokainë

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 32-vjeçarit pas arrestimit/ Dyshohet se i riu gëlltiti dy

Ende pa dalë rezultatet mjeko-ligjore, që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti, janë hedhur dyshime të ndryshme mbi arsyen që i mori jetën.

Në rrugë jo zyrtare është konfirmuar se ka dyshime që në momentin e ndalimit 32-vjeçari mbante me vete një sasi lëndësh narkotike që e ka gëlltitur. Nuk dihet nëse ky detaj ka patur ndikim në vdekjen e 32-vjeçarit.

Kurti ndërroi jetë momente pas kapjes nga policia e komisariatit nr. 3. Vdekja e tij përplasi policinë me spitalin e Traumës, pasi deklaroi se ai kishte mbërritur i vdekur në spital.

Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, sqaroi dinamikën e ngjarjes dhe deklaroi se i riu ishte ndjerë keq dhe ishte transportuar me urgjencë në spital, ku edhe kishte ndërruar jetë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH