Babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë fatkeqësisht pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti në një klinikë private, ka folur për ngjarjen e rëndë.
Bledar Spahiu tha se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes, ndërsa akuzon mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar sasi të tepërt narkoze. Pas deklaratës së mjekut Xhahxo, i cili tha se i mituri kishte probleme me zemrën, babai mohon që fëmija të kishte probleme të tilla
I ati i të miturit ka kërkuar që të sekuestrohen kamerat, ndërsa është shprehur se dentistja i ka ndërhyrë djalit në 14 dhëmbë. Ai gjithashtu pretendon se doza e lartë e narkozës i kishte dëmtuar djalit organet e tjera jetësore, si veshkat dhe mëlçia.
“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesa e lekëve. Nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai për Report Tv.