Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit nga viroza, Gjykata dënon mjekun me 1 vit burg

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 3-vjeçarit nga viroza, Gjykata dënon mjekun me 1 vit burg

Gjykata e Lezhë ka dënuar me 1 vit burg një mjek të akuzuar për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”, që i shkaktoi vdekjen një 3-vjeçari në vitin 2017.

Vendimi për mjekun Kastriot Kolmarku është konvertuar në shërbim prove për 2 vite me detyrimin që të mos kryejë vepër tjetër penale, të mos ushtrojë veprimtari profesionale që ka lidhje me këtë vepër penale, dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe të rregullta me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës së vendbanimit të tij.

Po ashtu atij i është hequr e drejta që të ushtroje funksione publike për një periudhë 2 vjeçare. Mjeku tjetër që ishte i pandehur po për të njëjtën akuzë, u shpall i pafajshëm.

Dy mjekët e spitalit të Lezhës u kallëzuan në prokurori nga familjaret e një fëmijë 3-vjeç me pretendimin se nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur mjekësore i cili humbi jetën prej një viroze në 17-janar të vitit 2017-të./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH