Aktualitet

Vdekja e 27-vjeçares nga Covid, flet mjekja e Spitalit të Beratit

               Publikuar në : 18:43 - 04/03/21 liberale

Detaje të reja janë zbuluar sot në lidhje me vdekjen nga Covid-19 të 27-vjeçares nga Berati. Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka deklaruar sot për mediat, se Ariola Cakollari është paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në dt.25.02.2021 në orën 00:30 minuta dhe vajza ishte në gjendje të rënduar.

Mjelja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike, ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”-, ka deklaruar mjekja Vila.

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar, se pjesa më e madhe e rasteve ka qënë e qëndrueshme dhe janë trajtuar nē Repartin Covid-19 në Spitalin e Beratit, ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërive që ishin të prekur me Covid-19. Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back