Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares, bashkëshorti mesazh rrënqethës: Si guxove...

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 25-vjeçares, bashkëshorti mesazh rrënqethës: Si

Rexhina Debrova ndërroi jetë në sallën  e operacionit, pasi solli në jetë vajzën në spitalin e Elbasanit.

Pas lajmit tragjik, familja e saj dhe bashkoheshit, denoncuan mjekët e këtij spitali, duke i akuzuar për vdekjen e 25-vjeçares.

6 muaj nga vdekja e Rexhinës, bashkëshorti i saj, në Facebook, ka shpërndarë një mesazh rrëqethës, ndërsa vijon me akuzat për dy mjekët që kanë qenë në turn ditën kur Rexhina humbi

Postimi i tij:

Erdhi ora.

6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.

Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…

Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..

Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”

Sii guxovee

Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!

Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!

Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.

Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time…/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH