Aktualitet

Vdekja e 10 vjeçarit, PD: Alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve

               Publikuar në : 13:22 - 15/08/20 liberale

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kakvijë, për shkak të qytetarëve që përpiqen të kalojnë kufirin.

Në një postim në Facebook, PD ngushëllon familjen e 10 vjecarit që humbi jetën, pasi u përplas nga një ambulancë, teksa prisinin prej dy ditësh kalimin për në Greqi.

Ndër të tjera, PD thotë se kriza e krijuar në kufi nuk zgjidhet me propagandë dhe as postime, por kërkon angazhimin e niveleve të larta.

Postimi i plotë

Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back