Aktualitet

Vazhdon puna për nxjerrjen e minatorit nga nëntoka

               Publikuar në : 16:44 - 18/09/21 liberale

Ende vazhdojnë kërkimet në Bulqizë për Muharrem Plakun, minatorin që mbeti i bllokuar nga shembja në një galeri të zonës.

Grupet e Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera, së bashku me minatorë të kompanisë, por edhe subjekteve të tjera, kanë nxjerr nga nëntoka 300 m3 material, por nuk ka ende asnjë shenjë të 61-vjeçarit.

Zona e shembjes është e vjetër dhe rrezikon të shembet, megjithatë 4 persona punojnë pa ndalim tashme prej 72 orësh, ndërkohë që mendohet se minatori Muharrem Plaku është rreth 450 metra larg nga hyrja e galerisë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back