Aktualitet

Vatra të reja në Berat dhe Skrapar, infektohen punonjës tek Tatimet

Shkruar nga Liberale
Vatra të reja në Berat dhe Skrapar, infektohen punonjës tek

Ditën e sotme janë zbuluar raste të reja të infektuarish me COVID-19 në qytetet e Beratit dhe Skraparit, ku një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Person i infektuar punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve dhe kjo ka bërë që dhe 3 kolegët e tij të zyrës të karantinohen dhe ti nënshtrohen tamponit. Kontaktet e tij të afërta në punë gjithashtu i janë nënshtruar testimit për COVID-19, ndërkohë që Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve në të cilën punonte i infektuari.

Qyteti i Skraparit gjithashtu njeh rritje në numrin e të infektuarve me COVID-19, ku 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të prekur nga virusi. Tamponët e kryer ndaj tyre kanë mbërritur pozitiv mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat. Burimet zyrtare pranë DSHP-së bëjnë me dije se, për të gjitha rastet janë kryer dezinfektimet dhe mbylljet e nevojshme sipas protokolleve.

Konfirmohet nga të njëjtat burime se aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH