Aktualitet

Vatra e re në QSUT, Pipero: Ka çaluar marrja e masave mes mjekëve

Shkruar nga Liberale
Vatra e re në QSUT, Pipero: Ka çaluar marrja e masave mes

Ditën e sotme janë konfirmuar me koronavirus 26 raste të reja me koronavirus në Tiranë, ku 20 të prekur janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të infermieres.

Duke folur për dy vatrat e reja në Tiranë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh në “Mbrëmje në Abc” se bëhet fjalë për dy vatra të cilat janë të izoluara dhe se po bëhet hetim epidemiologjik për të gjitha rastet e kontaktit.

Sa i përket rasteve në QSUT, Pipero thotë se diku ka çaluar sistemi i marrjes së masave parandaluese mes bluzave të bardha. Mjeku shpjegon se infermierja ka qenë e pakujdesshme ndaj shëndetit të saj dhe ka shkuar në punë pavarësisht simptomave.

Në radhë të parë, është përgjegjësi e çdo bluze të bardhe, jemi të trajnuar, të mësuar. Pastaj është përgjegjësi institucionale. Ne nuk jemi rasti i parë në botë që ndodh te bluzat e bardha. Dua të nënvizoj që u identifikua shpejt dhe u izolua. Sot janë marrë analiza edhe për kontaktin e fund. Impakti jashtë spitalit është zero. Protokoll ka, problemi është t’i zbatojmë. Problemi është te neglizhenca. Mos harroni që janë 15 persona që nuk vinë dot në punë në spital. Duhet të rrinë në shtëpi të vetizolohen. Ka një sërë pasojash që mund të ishin parandaluar nëse ekipi i mjekëve do të ishte i përgjegjshëm", tha Pipero.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH