Aktualitet

Vatër zjarri në nartë të Vlorës, rrezikohen banesat

Shkruar nga Liberale

Një zjarr ka rënë në fshatin Nartë të Vlorës këtë mbrëmje. Nga të dhënat e para të marra në terren mësohet se zjarri ka rënë shumë pranë banesave duke i vënë në rrezik ato. Zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë, ndërkohë që një zjarrëfikëse ndodhet në vendin e ngjarjes.

Vatër zjarri është përhapur edhe në fshatin Delisuf dhe në lagjen partizani në Vlorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH