Aktualitet

Vasili-Ramës: S'luftohet pandemia me përhapjen e lajmeve për vdekjen

Shkruar nga Liberale
Vasili-Ramës: S'luftohet pandemia me përhapjen e lajmeve për

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për mungesën e mirëmenaxhimit të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se shqiptarët kanë mbetur pa bukë, ndërsa oligarkët mbushin xhepat nga koncensionet.

Statusi i plotë:

Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet ne kurriz te bukes se shqiptareve !

O kryeminister nuk luftohet pandemia me perhapjen e lajmeve per vdekjen.

Kryeminister siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret melanike.

Kryeminister siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.

Boll i mbrojte oligarket dhe koncesionet.

S’te vjen turp qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot.

Propozimet e opozites jane publike dhe e zgjidhin krizen.

Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri.

Kryeminister boll mbolle zi, boll bere kapterin e qarkullimit rrugor.

Kthehu ne pune o derezi se u bere si llaxore qe loz me facebook dhe bezdise e grabite dynjane, apo e sheh dhe e kupton edhe vete qe nuk e ben dot kete pune. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH