Aktualitet

Vasili: Rama emëron skulptor në krye të AKU-së

Shkruar nga Liberale
Vasili: Rama emëron skulptor në krye të AKU-së

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë, se kryeministri Edi Rama ka emëruar një skulptor në krye të Agjencisë së Kontrollit të Ushqimeve në Gjirokastër.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se për ta besuar, mjafton të shihet CV Armanad Hilajt.

“Delenxhiu KM emëron një skulptor në krye të Agjencisë së Kontrollit të Ushqimeve Gjirokastër! Ky KM që bënte si karagjoz kohë më parë duke komentuar CV-të e të tjerëve ka emëruar një skulptor në krye të AKU në Gjirokastër. Shiheni CV e këtij skulptorit Armand Hilaj sot drejtor i AKU dhe kuptoni se në ç’duar është Siguria Ushqimore në Gjirokastër. Po presim delenxhiun të bëjë justifikimin idiot të radhës. A ka shqiptar që e beson më këtë delenxhi?”, shkruan Vasili.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH