Aktualitet

Vasili: Rama bënte vetë grevë, por naftëtarëve iu ushtron presion

Shkruar nga Liberale
Vasili: Rama bënte vetë grevë, por naftëtarëve iu

Nënkryetari i LSI, Petrti Vasili, ka reaguar lidhur me qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj naftëtarëve, të cilëve iu kërkoi të lënë grevën, në mënyrë që të nisin bisedimet.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se Rama bënte vetë grevë uri, por tani iu bën presion naftëtarëve, që sipas tij iu është vjedhur djersa ndërsa gjykata iu ka dhënë të drejtë. Teksa ka nxjerrë fotot e grevës së PS, Vasili  shkruan: "Dy standarte Rrangalla, nje per vete dhe nje per njerezit e thjeshte!"

Postimi i plotë

Çfarë i paturpi!!

KM Rrangalla, vetë bente greve urie ne cader ne mes te bulevardit, ndersa naftetareve sot u ben presion !?

Rrangalla ky sharlatan ne vitin 2010 me çadra bente greve urie dhe presion mu ne mes te bulevardit per dite te tera dhe e quante te ligjshme te gjithen kete.

Kur rrangalla ben vete greve urie eshte cdo gje legjitime, ndersa naftetareve, qe ju eshte vjedhur djersa dhe gjykata u ka dhene te drejte ky u ben presion paturpesisht.

Ja cfare u shkruan Rrangalla naftetareve sot:

"Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime".

Shihni fotot e vetë Rrangalles, kur bente greve urie me çadra ne mes te Bulevardit ne mes te Tiranes ne vitin 2010 dhe bente presion.

Dy standarte Rrangalla, nje per vete dhe nje per njerezit e thjeshte!

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1167783,1167784,1167785"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH