Aktualitet

Vasili nxjerr dokumentet: Dy qarqet që fundosin 25 prillin

Shkruar nga Liberale
Vasili nxjerr dokumentet: Dy qarqet që fundosin 25 prillin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se dy qarqet, Berati dhe Gjirokastra janë dëshmitë që tregojnë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore.

Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa dokumente, Vasili thotë se KAS është ballë përballe me ligjin dhe çdo devijim nga drejtësia e çon vete KAS përpara drejtësisë.

Postimi i Petrit Vasilit

Fakte te reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht!

Berati dhe Gjirokastra dëshmitë, qe fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes qe ka qene e tille ne gjithë territorin.

Dokumente te reja asgjësojnë plotësisht dhe rrezojnë tërësisht 25 prillin.

Votime me dhjetar here nga një person në Gjirokastër dhe në Berat.

Ne Berat ne Q.V 3446, mungon Raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset ne dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohe ne kuti ka 327 vota, pra ka me shume flete votimi se sa votues te pretenduar!

KAS është balle përballe me ligjin dhe dokumentet flasin vete, çdo devijim nga drejtësia e çon vete KAS përpara drejtësisë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1199022,1199023,1199024"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH