Aktualitet

Vasili: Kurba e koronavirusit, drejt sheshimit në fund të prillit

Shkruar nga Liberale
Vasili: Kurba e koronavirusit, drejt sheshimit në fund të prillit

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha në një komunikim me Skype me News 24, se bota tani që flasim po përjeton pikun e koronavirusit, ndërsa në fund të prillit dhe në fillim të majit do të ketë ulje të rasteve të prekura nga ky virus.

“Unë medoj që edhe në nivel botëror jemi duke shkuar drejt kurbës së sheshtë me një tendencë pa kthim, që thyrje të fortë do të kishte fundin e prillit dhe fillimin e majit. Amerika bën diferencë nga Europa se akoma nuk ka kapur pikun. Besoj që bota brenda dy javësh do ketë ulje, pjesën superkritike e ka kalur. Sjellja e virusit ka treguar të njejtën mënyrë në disa vende të ndryshme”, tha Vasili. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH