Aktualitet

Vasili i kërkon Lindita Nikollës informacion për dosjen e politikanit I.M.

Shkruar nga Liberale
Vasili i kërkon Lindita Nikollës informacion për dosjen e

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkuar sot nga Kryetarja e Kuvendit informim mbi përmbajtjen e dokumenteve që Autoriteti i Dosjeve ka dorëzuar në Parlament.

Sipas dokumenteve të Autoritetit, me aq sa është bërë publike, rezulton se një politikan me inicialet I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në letrën për Kryetaren e Kuvendit, Vasili deklaron se për këtë dosje, sipas tij të falsifikuar, duhet të informohen të gjithë deputetët dhe jo vetëm krerët e grupeve parlamentare.

Vasili thotë se Kuvendi është vënë në shërbim të skenarëve politikë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH