Aktualitet

Vasili akuza KAS: Faqja e zezë e krimit zgjedhor të Rilindjes

Shkruar nga Liberale
Vasili akuza KAS: Faqja e zezë e krimit zgjedhor të Rilindjes

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasilii ka reaguar, pasi KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe të LSI-së për përsëritje të zgjedhjeve në Berat.

Vasili thekson se KAS është zorra qorre e mafies kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shtuar sovranitetin e shqiptarëve nuk e merr askush nëpër këmbë.

Postimi i Petrit Vasilit:

KAS eshte faqja e zeze e krimit zgjedhor te rilindjes!

KAS eshte sot fytyra e mafies zgjedhore rilindase.

KAS eshte turpi i zgjedhjeve ne Shqiperi.

KAS eshte avokatja me e felliqur e masakres elektorale te 25 prillit.

Sot pas Vendimit per Beratin ku qindra prova shkaterruese ulerinin ne tavoline she ne syte e gjithe shqiptareve, KAS ka vdekur perfundimisht dhe eshte realisht nje institucion i paligjshem, qe duhet trajtuar si i tille.

KAS eshte sot thjesht zorra qorre e mafies kombetare dhe nderkombetare, qe e ka fundin te sigurte pasi asnje shqiptar nuk e fal qe ti vjedhin voten dhe dinjitetin.

Beteja vetem sapo ka filluar dhe sovranitetin e jeten e shqiptareve nuk e merr dot neper kembe as palaçot e KAS dhe as mafiozet e rilindjes ne qeverisje.

Te gjithe keta maskarenj politike dhe horra, qe marrin vendime mafioze nuk kane rruge shpetimi dhe te gjithe popullin do ta kene perballe ne emer te se drejtes dhe dinjitetit kombetar dhe personal te gjithesecilit!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH