Aktualitet

Varhelyi: Po punojmë fort që Shqipëria të integrohet në BE

Shkruar nga Liberale
Varhelyi: Po punojmë fort që Shqipëria të integrohet në

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë ka përcjell një mesazh të qartë se Bashkimi Europian do të jetë gjithmonë përkrah Shqipërisë në mënyrë që ajo të integrohet në Europë.

Ai tha se është arritur që të kapërcehet ngërçi që kishte në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

“Dëshiroj të përçoj një mesazh të qartë që ne do t’ju qëndrojmë pranë, ne jemi me ju dhe po punojmë fort që ju të bëheni shtete plotësisht të integruar në jetën tonë në BE.

Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për ne, dhe kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur që në fakt e gjithë e ardhmja e rajonit është në BE.

Kemi marrë disa masa dhe e kemi kaluar ngërçin që kishim në Këshill për hapjen e negociatave. Puna jonë ka vajtuar në tre drejtime për të rigjallëruar procesin dhe të çelim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", tha Komisioneri i Zgjerimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH