Aktualitet

Varhelyi, bisedë me Ramën: Presim që të përparoni në rrugën e BE

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë zhvilluar një bisedë. Në një postim në Twitter, Komisioneri bën të ditur se diskutuan për negociatat dhe pandeminë e Covid-19.

Varhelyi thekson po ashtu se presin që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së.

“Një ‘vizitë’ virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam punën e vazhdueshme për të përfunduar Kornizat Negociuese, mbështetjen në luftën kundër # COVID19 si dhe përgatitjet për samitin e #Sofisë javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”, ka shkruar Komisioneri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH