Aktualitet

Varhelyi: Autorët e sulmit në Kosovë të dalin para drejtësisë! KE plan për integrimin e Ballkanit

Shkruar nga Liberale
Varhelyi: Autorët e sulmit në Kosovë të dalin para

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi Europian do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian. Këto deklarata Varhelyi i bëri pas takimit të ministerialit të ministrave të Jashtëm që u mbajt sot në Tiranë.

“Kjo tregon se BE tregon rezultate për punën e saj. Po sjellim financime të rëndësishme për sektorin privat për investuesit privat për të shndërruar ekonominë tuja në mënyrë që të jenë edhe më tërheqëse për investimet. Kemi investuar 1 mld euro për të ndihmuar ato qytetarë të cenueshëm në mënyrë që të trajtonim rritje e skajshme të çmimeve.

Jemi treguar të qartë që mbështetja jonë të të vazhdojë edhe për energjinë. Ofrimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Po mbështesim projekte në mënyrë të rinovueshme. Jemi gati të financojmë një terminal të ri për gazin e lëngshëm në Malin e Zi. Rajoni që të përfitojë nga këto investime duhet të integrohen ekonomikisht. Kemi bindjen e plotë se kemi edhe më shumë potencial. Rajoni do të mund të shtojë edhe 1/3 e PBB-së së vet.

Ne kemi folur për valët e mëparshme të zgjerimit se cila është mënyra më e mirë për tu përgatitur për zgjerimin e integruar të rajonit. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin të integrimit ekonomik dhe do të ketë mundësi për BP të integrohen në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtare”-tha Varhelyi.

Mes të tjerash ai u ndal dhe tek situata në veriun e Kosovës, duke thënë se autorët serbë të sulmit duhet të dalin para drejtësisë.

Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, ne duhet të kemi ulje te tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës. Duhet që të rikthehet dialogu dhe të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet, përfshi ato në Ohër. Të gjithë autorët duhet të përgjigjen para drejtësisë, dhe autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë në lidhje me këtë cështje.

Një mendim personal, për aq kohë sa Ballkani e mendon këtë zonë me totalen zero, duhet të ndryshojë mendësia. Duhet të ndryshojë mendësia sepse ai që humbet është Ballkani Perëndimor Duhet të dalim nga ky qark. Dhe ky qark mund të thyhet vetëm nëse ne kemi dialogun Prishtinë Beograd.”, u shpreh komisioneri për Zgjerim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH