Showbiz

“Varet kujt i referohesh…”/ Diola Dosti sqaron gjithçka rreth debatit virtual me Anila Kalleshin!

Shkruar nga Liberale
“Varet kujt i referohesh…”/ Diola Dosti sqaron

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet në lidhjeje telefonike ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja është i rikthyer sërish zhurmës së mediave dhe kësaj radhe për shkak të një sherri virtual me Anila Kalleshin dhe rreth kësaj çështje Diola dha më shumë detaje dhe sqaroi gjërat në Top Albania Radio.

Gjithçka ka nisur pas një interviste të Diolës, në të cilën është shprehur se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kalleshi, e cila mendon se Diola e ka bërë këtë thjesht për t’u bërë virale sepse nuk ka bazë shkencore. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Diolës, e cila ka vendosur t’i përgjigjet publikisht Anilës me ironi përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

Duke e bërë pyetjen më të drejtpërdrejtë, Jonida e pyeti Diolën a ka bazë shkencore që të sëmurët me probleme kardiake mund të konsumojnë dhjamin e mishit?

"Po, atëherë fillimisht deklarata e dhënë është interpretuar në mënyrë të gabuar pra është bërë shpifje në lidhje me deklaratën time. Unë nuk kam thënë që personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake duhet të hanë një, dy, tre, katër por kam thënë që shkaku kryesor është mungesa e acideve yndyrore dhe acidet yndyrore të shëndetshme mund t’i gjeni në një, dy, tre, katër ushqime plus kur kam përmendur dhjamin kam thënë me sasi të moderuar. E dyta përsa i përket a ka fakte shkencore që duhet të hanë ushqimet me yndyrë, po moj zemër në prill të 2023 Harvard Medical School nxjerr dhe thotë që pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake duhet të hanë një dietë e cila ka bazë të yndyrës pra nuk duhet të marrësh dietë ‘low fat’, me yndyrë të zvogëluar. Pra ata njerëz të cilët dhe profesionistë, të cilët njihen dhe përditësohen me të dhënat e fundit patjetër që e dinë këtë gjë. Kështu që këto nuk janë gjëra që unë i shpik".

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH