Aktualitet

Vangjel Dule në Kuvend: Fredi Beleri, i marrë peng nga kryeministri Rama

Shkruar nga Liberale
Vangjel Dule në Kuvend: Fredi Beleri, i marrë peng nga kryeministri

Deputeti Vangjel Dule ka folur sot në Kuvend për arrestimin e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fredi Belerit.

Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të kandidatit fitues në Himarë, i cili sipas tij po mbahet peng si i burgosur politik.

“Fredi Beleri është i trembur, i burgosur politik, i marrë peng nga Kryeministri Edi Ramës. Fjalën e ka drejtësia por ka edhe një logjikë opinioni. Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. E kupton absurditetin? Flagrancë kërkon provën e drejtpërdrejtë, ndërsa dyshimi jo. Rama kërcënoi dhe tha se do ta ketë personalisht me ta. Si mund ta ketë Kryeministri me disa njerëz? Nuk ka institucione ky vend? Fredi Beleri duhet të lirohet dhe të shkojë në komunitetin e tij. Është marrë peng edhe Pandeli Kokaveshi, me të njëjtat akuza. Është një i ri i cili ka bërë transplant zemre. Edhe pse i kam njoftuar të gjitha se atij i rrezikohet jeta ai vazhdon të mbahet peng. Në Himarë më të vjetrit më kujtonin 1945, edhe atëherë votuan kundër regjimit. Edhe atëherë u syrgjynosën. Ku po e çoni vendin? Deri sa do ta mbështesni një autokritikat i cili po e zhyt në errësirën e Tiranës vendin”, tha Dule.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH