Life Style

Vanessa Bryant, në gjyq me mamanë e saj: Do të më zhvasë paratë

               Publikuar në : 15:30 - 18/06/21 liberale

Gruaja e basketbollistit Kobe Bryant, Vanessa është akuzuar së fundmi nga nëna e saj, Sofia Lane. Sofia ka hapur një proces gjyqësor, me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta e basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë.

Vanessa ka reaguar menjëherë në rrjete sociale dhe është shprehur se mamaja e saj po përpiqet t’i zhvatë një shumë parash.

“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të zhvatur në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë. Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe.Ajo tani kërkon të më marrë 96 dollarë për orë me pretendimin se ka punuar 12 orë në ditë për 18 vite për t’u kujdesur për mbesat e saj. Në realitet ajo është kujdesur shumë pak për vajzat e mia kur ishin të vogla”, është shprehur Bryant.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back