Aktualitet

Valteri sqaron sherrin me Gjiknurin: Do dorëzoj dosje për të në SPAK

Shkruar nga Liberale
Valteri sqaron sherrin me Gjiknurin: Do dorëzoj dosje për të

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka sqaruar edhe njëherë sherrin me Damian Gjiknurin në Kuvend, kur u kaluan ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Valteri tha se do t’i drejtohet SPAK për dhjetë raste abuzimesh me tendera, dhe një prej tyre ishte edhe Gjiknuri.

"Nuk është hera e parë që ndodhin përplasje të tilla. Ne në 1 vit e gjysmë jemi përpjekur që t’ju japim shqiptarëve një sistem tjetër zgjedhor por PS me Gjiknurin kanë bërë marrëveshje me opozitën parlamentare. Akuzoja zotin Gjiknuri se bashkëpunonte me opozitën parlamentare dhe ndodhi një telefonatë pasi mbarova fjalën unë. “Nuk më njihni mua”, “po më nënvlerësoni”, “mos u merrni me mua personalisht”, këto më tha që dola jashtë", tha Valteri.

Ndërsa, sa i përket denoncimeve në SPAK, ai u shpreh: "Jemi duke u marrë me këtë proces, ne kemi çuar 4 dosje zyrtarësh në SPAK, po mbledhim informacione si deputetë të opozitës. Deri në dhjetor do finalizohen dhe 10 dosje të tjera të qeverisë Rama që mendojmë se kanë abuzuar me tendera, një nga ta është edhe zotëria në fjalë kur ishte ministër Energjetike".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH