Aktualitet

Valteri interpelancë me Ahmetajn: Punimet për rindërtimin me hapin...

Shkruar nga Liberale
Valteri interpelancë me Ahmetajn: Punimet për rindërtimin me

Deputeti i opozitës në parlament, Halit Valteri kërkoi sot llogari nga ministri i shtetit për rindërtim, Arben Ahmetaj lidhur me procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, ndërsa bëri një përmbledhje të dëmeve të tërmetit, Valteri tha se ndërsa banorët e prekur duhet të kishin solidaritetin maksimal të qeverisë, u përballën me arrogancë e shpërfillje të pushtetit qëndror e vendor.

“Ajo që konstatohet me keqardhje, është se edhe pse po bëhet një vit, mijëra familje vijojnë të jetojnë në cadër, ose me qera. Qeveria nuk ka bërë transparencë për projektet, sot e kësaj dite kemi vetëm projekte 3D”, tha Valteri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH