Aktualitet

Valentina Leskaj, anëtare e bordit të Lëvizjes kundër Antisemitizmit

Shkruar nga Liberale
Valentina Leskaj, anëtare e bordit të Lëvizjes kundër

Ish-ministrja dhe ish- deputetja socialiste, e njohur për aktivitetin e saj politik dhe në fushën e të drejtave të njeriut, Valentina Leskaj është bërë pjesë e bordit këshillimor të Lëvizjes për Luftën kundër Antisemitizmit (CAM).

Leskaj është anëtarja e parë myslimane e bordit dhe i bashkohet një liste mbresëlënëse këshilltarësh, që ndihmojnë organizatën të udhëheqë luftën kundër antisemitizmit në mbarë botën.

Valentina Leskaj ka një kontribut të gjatë në politikën shqiptare. Nga viti 2002 deri në 2017, Leskaj ka qenë deputete e Parlamentit shqiptar. Gjatë kësaj kohe, mes një numri detyrash të larta, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, zëvendëskryetare e Parlamentit dhe zëvendëskryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në periudhën 2013-2017, ajo ishte kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin shqiptar dhe drejtuesja e Delegacionit parlamentar shqiptar në Këshillin e Evropës.

Krah karrierës së saj politika, Leskaj ka qenë aktive edhe në botën akademike e shoqërinë civile, duke i shtuar një zë domethënës kauzës së barazisë dhe të

drejtave të njeriut. Ajo është autore e shumë botimeve rreth politikës, të drejtave të njeriut, çështjes gjinore, çështjeve të popullsisë dhe zhvillimit.

Që kur u tërhoq nga politika në 2017, Leskaj ka shërbyer si Kryetare e Bordit Këshillimor të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (Albanian Center for Population and Development) të cilën ajo themeloi në 1995.

Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryebashkiakun e Frankfurtit, Uwe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, si dhe akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse.

Lidhur me këtë vlerësim, Valentina Leskaj u shpreh, se sëmundja e antisemitizmit nuk kërcënon vetëm hebrenjtë, por cdo shoqëri të denjë.

Sëmundja e antisemitizmit po bëhet gjithnjë e më e dukshme në vendet e mbarë botës. Ajo nuk rrezikon vetëm hebrenjtë dhe komunitetet hebraike. Ajo është kërcënim për çdo shoqëri të denjë e, për rrjedhojë, për njerëzit e çdo prejardhjeje, myslimanë, të krishterë e përtej tyre. Kësisoj, kam qenë përherë e vendosur të luftoj kundër plagës së antisemitizmit kudo ndodhet.

Është kënaqësi të kontribuoj në punën e rëndësishme që po bën Lëvizja për Luftën kundër Antisemitizmit dhe të bëhem bashkë me emra të shquar që gjenden tashmë në bordin e saj këshillimor", tha ish-ministrja.

Sacha Roytman-Dratwa, drejtori i Lëvizjes për Luftën kundër Antisemintizmit, e quajti Leskajn një luftëtare e të drejtave të njeriut.

Është nder i vërtetë që Valentina Leskaj ra dakord të bëhej anëtare e

bordit tonë këshillimor. Ajo është një luftëtare e të drejtave të njeriut që gëzon

respekt të jashtëzakonshëm e që ka pasur një ndikim real, jo vetëm në vendin e saj, por në të gjithë Evropën. Po kështu, ajo po përcjell një mesazh thelbësor, se antisemitizmi është një çështje e rëndësishme përtej komuniteteve hebraike, përfshirë botën myslimane. Me intensifikimin e rrezikut antisemit në të gjithë globin, njohuritë e thella të Valentina Leskajt do të jenë tejet të vyera për përpjekjet në rritje të organizatës sonë për të luftuar efektivisht antisemitizmin”, tha drejtori i CAM.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH