Kryesore

Valdrin Pjetri, Basha: E çoi Rama të garantonte trafikun e drogës

               Publikuar në : 17:04 - 14/08/19 R Liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës që të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës se përse vendosi Valdrin Pjetrin në krye të kësaj bashkie.

Për kreun e opozitës skema e kryeministrit për ta trajtuar rastin e Pjetrit si një rast individual është vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar lidhjes së tij me krimin.

Basha: Tani Edi Rama po përpiqet me shpejtësi të laj duart. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur shumë mirë se kush ishte ai. Me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit që kalon përmes Shkodrës.

Rasti i Vladrin Pjetrit nuk është i shkëputur pasi sipas selisë blu, në listën e PS-së janë edhe 17 emra të tjerë të lidhur me krimin. Në publikimin e emrave Basha nuk harroi të përmendte  edhe vëllain e kryeministrit Olsi Rama.

Basha: Një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve janë me të kaluar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale. E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi Rama, sepse kështu mbrojti të vëllanë e tij, Olsi Ramën, të përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë.

Heshtja e socialistëve për penalizimin nga DASH të Vangjush Dakos, për Bashën vjen si pasojë e lidhjes së jetës politike të kryesocialistit Rama me botën e krimit.

Basha: E ndaluan edhe shtetet e bashkuara të Amerikës që të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë fjalë dhe nuk shkruajnë asnjë rresht.

Sipas kryedemokratit, kush beson se kryeministri mund të reformohet është naiv, ndërsa zgjidhja e vetme sipas tij për çrrënjosjen e krimit nga shteti, është i domosdoshëm largimi i Edi Ramës.

(Visited 40 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *