Kryesore

Vala e tretë/ Pjesa më e madhe e Francës në “lockdown”

               Publikuar në : 20:30 - 18/03/21 liberale

Rritja e befasishme e infektimeve me koronavirus ka detyruar autoritetet franceze të rikthejnë edhe njëherë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Kështu nga mesnata e së premtes në 16 departamente të Francës, përfshirë dhe atë të Parisit do të hyjë në fuqi “lockdown” i tretë që nga nisja e pandemisë.

Masat e reja do të qëndrojnë në fuqi për 4 javë, por ajo që ndryshon kësaj radhe është se shkollat do të qëndrojnë të hapura.

“Përhapja e epidemisë po përparon në mënyrë të shpejtë. Ky shtim i rasteve të reja ka të gjitha gjasat të jetë vala e tretë”, deklaroi kryeministri Castex gjatë shpalljes së masave shtrënguese.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back