Aktualitet

Vaksinimi/ Tomini tregon sa e sigurt është vaksina e Pfizer

Shkruar nga Liberale
Vaksinimi/ Tomini tregon sa e sigurt është vaksina e Pfizer

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini foli në A2 për vaksinat dhe sigurinë e tyre. Ajo u shpreh se një vaksinë kalon fazat e sigurisë dhe certifikohet ndërkombëtarisht.

“Një vaksinë që kalon në treg për t’u aplikuar në popullatë, kalon të gjitha fazat e sigurisë. Vaksina është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera, që kanë efektet e cilësisë dhe të sigurisë. Një element tjetër i rëndësishëm, si çdo vaksinë e re, ka një sistem të vlerësimit të reaksioneve pas reaksioneve anësore dhe vlerësimi i këtij sistemi është shumë i rëndësishëm dhe i aplikueshëm edhe në vendin tonë”, tha ajo.

Sa i përket vdekjes së 23 personave në Norvegji pasi kanë marrë vaksinën, Tomini u shpreh: “Nuk ka asgjë të vërtetuar midis shkakut dhe pasojës. Nuk është vërtetuar se është vaksina ajo që ka shkaktuar vdekjen e individëve. Deri në prononcimin ekzakt edhe të OBSH-së nuk mund të arrijmë në një konkluzion të parakohshëm për t’i vendosur këtij shkaku pasojën që është nga vaksinimi”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH