Kryesore

Vaksinimi në BE nis më 27 dhjetor

               Publikuar në : 17:47 - 17/12/20 liberale

Pas Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara edhe Bashkimi Evropian ka një datë për nisjen e vaksinimit me vaksinën Pfizer/BioNTech. Injektimi do të nisë më 27 dhjetor, një datë ndoshta simbolike që lidhet edhe me numrin e vendeve anëtare të unionit.

Lajmin e bëri të ditur përmes Twitter-it, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, e cila në mesazhin e saj shënon datat 27, 28 dhe 29 Dhjetor, ditët kur do të injektohen vaksinat e para në të gjitha shtetet anëtare. Shpërndarja e vaksinave do të nisë më 26 Dhjetor, 3 ditë pasi Pfizer/Biontech të ketë marrë aprovimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm dhe këtë e kanë konfirmuar edhe shumë krerë të shteteve anëtare. Injektimet e vaksinës Pfizer/BioNTech u kanë shkaktuar reaksione alergjike dy punonjësve të sistemit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara.

Të dy punonjësit, një burrë dhe një grua patën shqetësime 10 minuta pas injeksionit dhe u dërguan për ndihmë urgjente në spital ku u trajtuan me steroide. Raste të reaksioneve ka pasur edhe në Britaninë e Madhe. Megjithatë ekspertët thanë se nuk është nevoja për ndërprerjen e vaksinimit pasi raste reaksionesh ka për çdo vaksinë, për më tepër kur është i ditur fakti që vaksina Pfizer/BioNTech është miratuar në një situatë emergjente dhe ka efektshmëri 95%.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back