Globi

Vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët në Angli

Shkruar nga Liberale
Vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët

Studentët në Angli mund të detyrohen të vaksinohen për të marrë pjesë fizikisht në leksione ose për të qëndruar në auditore.

Ministri i Arsimit, Vicky Ford nuk e ka përjashtuar si vendim duke thënë: “Natyrisht, unë nuk mund të komentoj për gjëra që nuk janë njoftuar, por duhet të shikojmë çdo praktikë për t’u siguruar që ne mund t’i kthejmë studentët në mënyrë të sigurt dhe të sigurohemi se do të vazhdojmë t’i japim prioritet arsimit.”

Kjo deklaratë është një ndryshim i dukshëm nga ajo se çfarë ka thënë më parë ministri. Këto ide kanë alarmuar shumë deputetë konservatorë për bazat e lirive civile, si dhe Liberal Demokratët. Gjithashtu skepticizëm kanë shprehur edhe laburistët në lidhje me idenë, që do të thotë se plani ka shumë gjasa të mos miratohet për shkak të votave në parlament.

Deri më tani më shumë se 70 përqind e popullsisë së rritur është vaksinuar me të dyja dozat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH