Globi

Vaksinimi, kusht për hapjen në Itali

Shkruar nga Liberale
Vaksinimi, kusht për hapjen në Itali

Italia fqinje fillon lehtësimin e kufizimeve nga java e ardhshme ndërsa rajonet do të rihapen në varësi të progresit me fushatën e imunizimit. Kryeministri Mario Draghi në një konferencë për shtyp deklaroi se deri në fund të muajit prill do të vaksinohen thuajse të gjithë të moshuarit mbi moshën 75 vjeç dhe muaji maj do të fokusohet në rikthimin drejt normalitetit të ri.

“Nëse zvogëlojmë rrezikun e vdekjes nga Covid 19 në kategoritë më të ekspozuara, është e qartë se do të mund të rihapemi me më shumë qetësi. Ne do të respektojmë qëllimin e 500 mijë vaksinimeve në ditë. Dozat e prillit janë të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë mbi 80 vjeç dhe shumicën e mbi 75. Ne duhet të vazhdojmë të vaksinojmë edhe në vitet që vijnë, sepse do të ketë variante të tjera", tha kryeministri i Italisë, Mario Draghi.

Kryeministri Draghi përshëndeti shembullin e Greqisë dhe Spanjës mbi politikat e turizmit dhe bëri të ditur se Italia gjithashtu do të jetë e hapur për turistët e vaksinuar.

“2 Qershori është parashikuar si ditë zero për sezonin turistik, ndoshta mund të ndodhë edhe më shpejt dhe ashtu shpresojmë. Ne duhet të përgatitemi për sezonin turistik, jo të heqim dorë. Shumë site janë të rezervuara, duhet të bëjmë si vendet e tjera. Jemi gati të mirëpresim të gjithë turistët me certifikata vaksinimi.”

Komisioni Europian i ka dhënë dritën jeshile lejës së gjelbër dixhitale, formati përfundimtar i së cilës do të prezantohet gjatë muajit maj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH