Aktualitet

Vaksinave kineze në vendin tonë u ka kaluar afati? Reagon Manastirliu

Shkruar nga Liberale
Vaksinave kineze në vendin tonë u ka kaluar afati? Reagon Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur sot dyshimeve se vaksinat kineze, që kanë mbërritur në vendin tonë para disa muajsh u ka kaluar afati i përdorimit.

Nga Shkodra, ku ishte për një vizitë në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gruas, Manastirliu tha për mediet se “të gjitha vaksinat që po qarkullojnë në vendin tonë janë të kontrolluara dhe të sigurta”.

“Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë janë të certifikuara nga strukturat ndërkombëtare, që merren me certifikimin e barnave, siç janë EMA, FDA ose OBSH, që ka certifikuar vaksinën Coronavac. Të gjitha vaksinat që qarkullojnë në vendin tonë janë të kontrolluara, të verifikuara për zinxhirin ftohës dhe afatin e përdorimit të tyre, pasi është një përgjegjësi e Institutit të Shëndetit Publik, për të kontrolluar të gjithë zinxhirin e vaksinave. I garantoj qytetarët që vaksinat janë të certifikuara. Një ditë më parë, ishte një lajm i Departamentit Amerikan të Shtetit ku thoshte se do të pranohen personat e vaksinuara plotësisht me vaksina të miratuara nga FDA por dhe OBSH. Kur e pranon dhe Amerika, nuk ka asnjë dyshim për certifikimin e tyre”.

Sipas saj, qeveria shqiptare ka bërë zgjedhjet më të mira dhe mbi të gjitha ka vepruar shpejt për të vaksinuar popullsisë.

Ministrja e Shëndetësisë përsëriti apelin e saj për vaksinimin e të rinjve, sidomos studentëve në fakultete “pasi kështu mbrojnë veten por dhe të tjerët që kanë në shtëpi”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH