Kryesore

Vaksina e Covid-19/ Trump refuzon të ndihmojë vendet e varfra

               Publikuar në : 20:05 - 02/09/20 liberale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’i përgjigjen thirrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ndihmuar vendet e varfra, që të kenë akses ndaj vaksinës sapo ajo të konfirmohet.

Programi i quajtur COVAX është ngritur në bazën e nismës globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë COVID-19.

Kjo është një nismë e përbashkët e ndërmarrë nga OBSH-ja, Koalicioni për Gatishmërinë kundër Epidemive dhe Aleanca e Vaksinave, e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të mundur virusin, por ne nuk do të detyrohemi nga organizatat multilaterale të ndikuara nga OBSH-ja e korruptuar dhe Kina”, deklaroi Judd Deere, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Në muajin korrik presidenti Donald Trump deklaroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga OBSH-ja me argumentin se kjo organizatë keqmenaxhoi shpërthimin e koronavirusit dhe iu nënshtrua vullnetit të Kinës, ku u zbulua për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë gjatë kësaj jave, komisioni europian bëri të ditur se do të japë një kontribut prej 400 milionë € në garanci për të mbështetur COVAX dhe objektivat e tij në kontekstin e përgjigjes botërore ndaj pandemisë.

Programi i mbështetur nga 172 shtete ka mbledhur pothuajse 16 miliardë euro që nga 4 maji i vitit 2020.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back