Aktualitet

Vaksina COVID, pse fushatat e Hungarisë dhe Serbisë shkojnë mirë

Shkruar nga Liberale
Vaksina COVID, pse fushatat e Hungarisë dhe Serbisë shkojnë

Federico Fubini

 Një nga vështrimet më të habitshme të kësaj vale të tretë të pandemisë n’Evropë është ai që regjimet më iliberale, shtypës e të korruptuar  tregojnë  - për çastin – përfundimet më të mira të vaksinimeve. Hungaria e kryeministrit Viktor Orban paraqet mbulesën më të lartë të Bashkimit evropian, 27 % të popullsisë  simbas Our World  në Data. Sërbia e presidentit Aleksandër Vuçiç mund të lëvdohet me më të lartën e Evropës kontinentale, 34,1%. Sisteme të errët e autoritarë  mund të përpunojnë gjithmonë informacionin për t’u dukur më të mirë, por me gjasë në këtë rast nuk ka shkuar kështu. Të dhënat duken të vërteta. Fushata vaksinore e dy sistemeve të sunduar nga drejtues autokratë dhe nga një grup I vogël të shumë besuarish e hajdutësh të natyrave të ndryshme, me të vërtetë po shkojnë përpara më shpejt. Në përpjesëtim, Italia, Franca ose Gjermania kanë mbuluar pak më shumë se sa gjysma e popullsisë në krahasim me Hungarinë e më pak se gjysma në ballafaqim me Sërbinë.

Vaksinimi falas për turistët në Sërbi

Qeveria e Beogradit duket aq e sigurt në vetvete sa që në fundjavën tjetër, ka njoftuar një veprim relatash publike të menduar për të nxitur turizmin: jep vaksinime të menjëhershme e falas për cilindo të huaj që paraqitet në qëndrat shëndetësore të Sërbisë. Në kufijtë e Bosnje – Hercegovinës, të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut janë krijuar rradhë të gjata me familje të tëra, të gatëshme për të kaluar një pushim në Sërbi mjaft që të jenë të siguruar nga Covid-19. Albawings , një shoqëri e vogël ajrore low cost e Tiranës që fluturon për n’Itali, papritmas në fundjavën e fundit ka organizuar charter të përsëritur për fluturime të shpejta vajtje ardhje nga Beogradi.

Nuk është natyra e sistemit politik që siguron këtë efektshmëri të dukshme të autokratëve. Janë disa zgjedhje që Vendet e tjera të kontinentit e pjesa m’e madhe e popullsive të tyre, pothuajse gjithkund nuk do t’a pranonin: Orban e Vuçiç kanë blerë dhe përdorur Sputnik V e Sinopharm para se të kishin çfarëdo njofturije mbi efektëshmërinë e tyre e mbi sigurinë e tyre. Dy drejtuesit i tregojnë popullsive të tyre, të varfëruara e të traumatizuara nga pandemia, që nënshtrimi ndaj mbrojtjes së Moskës e të Pekinit ka qënë i dobishëm. Megjithatë ende sot vaksina ruse nuk është autorizuar nga asnjë agjensi barnash perëndimore, ndërsa mbi vaksinën kryesore kineze mungojnë madje edhe studime paraprake të këshillueshme në pjesën tjetër të botës. Ndërkaq Orbani e ka vënë në përdorim. E Vuçiçi ka puthur flamurin kinez, duke pritur në Beograd një ekip të vogël mjekësh të dërguar nga Pekini.

Problemi i dozave

Bëhet fjalë për një model pa mundësisht të përsëritshëm në pjesën tjetër t ‘Evropës. Do t ‘ishte edhe nëse në t ‘ardhmen Agjencia evropiane e barnave do të porosiste përdorimin e Sputnik V e do të kishte zbuluar diçka më shumë mbi Sinopharm-in që, deri tani nuk ka paraqitur kërkesë autorizimi n’Evropë. Vaksina ruse në fakt është në gjëndje të ketë një farë ndikimi në Vende relativisht të vegjël si Hungaria (më pak se dhjetë milion banorë) ose Serbia (më pak se shtatë milionë), jo në Bashkimin evropian në tërësinë e tij, ose në Vëndet e tij të mëdha. Thjesht nuk ka një numër të mjaftueshëm dozash të Sputnik V për të bërë ndryshimin.

Përça e sundo

 Siç vërente Fabrizio Dragosei në Corriere, Rusia nuk ka bioreaktorët dhe aftësitë industriale për të prodhuar vaksinën e saj; një pjesë e rëndësishme e përpunimit është shpërngulur në Hindi, e cila, së fundi, ka mbyllur kufijtë e eksportimit të dozave deri kur të ketë mbuluar së paku një të pestën e popullsisë së saj prej 1,4 miliard banorë. Sa i përket Sinopharm-it dhe vaksinave të tjera kineze,  bëhet i pamundur përdorimi në Vendet demokratike pa patur asnjë siguri mbi pasojat e tij. Pra Serbia dhe Hungaria nuk janë një model. As për vaksinat. Megjithatë veprimi i marrëdhënieve publike të vëna në shenjë nga Pekini e Moska mbetet i fuqishëm. Është loja e lashtë e “përça e sundo”, e luajtur mbi truallin e kufijtë e Bashkimit evropian. Lajmërim – për atë që don t’i besojë – se nënshtrimi Rusisë dhe Kinës sjell mbrojtje dhe siguri, veçanërisht për regjimet iliberale dhe drejtuesit e tyre.

Corriere della Sera

Përktheu Eugjen Merlika  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH