Aktualitet

Vaksianat/ Rama: Falë Varhelyi-t, BE u rikthye si motor solidariteti

Shkruar nga Liberale
Vaksianat/ Rama: Falë Varhelyi-t, BE u rikthye si motor solidariteti

Kryeministri Edi Rama falënderoi Bashkimin Europian për mbështetjen që po i jep vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërisë, sa i përket procesit të vaksinimit, pas miratimit të një pakete prej 2,2 miliardë eurosh për rajonin.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Rama tha: “Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve europiane, përfshirë në këtë rast, 6 vendet e rajonit tonë”.

Disa herë, kryeministri ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Bashkimit Europian për lënien jashtë të Ballkanit Perëndimor nga procesi i vaksinimit.

Kryeministri shtoi gjithashtu se deri, në gusht, Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e dakorduar të vaksinave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH